Divico logo

V-timer Dixhital

Ekonomi – Komfort dhe Siguri në
përdorimin e Ngrohësit të Ujit

digital-1

Koha e funksionimit

Duke përdorur dy butonat, ju mund të përcaktoni thjeshtë dhe lehtë kohëzgjatjen që ngrohësi i ujit do të qëndrojë i ndezur.

Kohëzgjatja mund të ndryshojë nga vera në dimër. Në pjesën më të madhe të klimave është 15 minuta në dimër dhe 7 minuta në verë, mjaftueshëm për të përmbushur nevojat tuaja.

Aktivizimi

Thjesht shtypni butonin Ndiz-Fik të V-timer për të ndezur ngrohësin e ujit.

Nuk është më nevoja të shqetësoheni për ngrohësin e ujit, mund të bëni diçka tjetër pa e vrarë mendjen.

Çaktivizimi: Nëse dëshironi ta fikni ngrohësin e ujit më përpara se koha që keni përcaktuar, shtypni butonin Ndiz-Fik përsëri.

 

digital-2
operation_indicator

Treguesi i funksionimit

Ndërkohë që ngrohësi i ujit është i ndezur, një pikë e kuqe e ndezur pulson në anën e djathtë të ekranit dhe ju mund të shihni kohën e mbetur në ekran derisa ngrohësi të fiket automatikisht.

Vini re

Pasi të ketë kaluar koha e caktuar, V-timer do të fikë automatikisht ngrohësin e ujit. Gjithashtu, V-timer lëshon edhe një alarm zanor (për 10 sekonda) sapo të ketë përfunduar koha e funksionimit.

Në këtë mënyrë, ju informoheni se uji është ngrohur dhe se mund ta përdorni ngrohësin e ujit.

digital-4
digit-5

Releja e energjisë

Paketat e V-timer përfshijnë edhe një rele energjie HIMEL 25A, e cila është e nevojshme për instalimin e pajisjes V-TIMER.